Vloggeri i njohur Dany ka udhëtuar së fundmi drejt Shqipërisë ndërsa eksperiencën e tij më vendin tonë e ka ndarë në kanalin e tij në Youtube. Destinacioni i radhës i Dany dhe bashkëshoqerueses së tij, ka qenë qyteti i Përmetit, ku janë ndalur tek Banjat e Bënjës.
“Erdha në Përmet për të parë këtë vend dhe qenka shumë më bukur se sa mendoja.”, shprehet ndër të tjera ai, ndërsa shijojnë ujin kurativ të llixhave. /abcnews.al