Kukësi nis sërish marshimin, ndërsa Kastrioti rikthehet te fitorja. Verilindorët triumfuan në Korçë kundër Skënderbeut me rezultatin 0-4, me një ndeshje që nisi me dy gola të shpejtë. Kapiteni Agim Ibraimi u shfaq rrezikshëm që në fillim, por vetëm në minutën e pestë shënoi.
Goli futi në presion Skënderbeun, që dy minuta më pas gaboi dhe Limaj realizoi edhe golin e dytë. Kukësi i qetë vijoi sulmet dhe në një moment u ndal nga shtylla. Pas rreth gjysmë ore lojë gjeti edhe golin e tretë, që praktikisht e mbylli ndeshjen.
Braziliani Matheus Leira nuk fali me një gjuajtje potente brenda zonës. Llogaritë e këtij dueli u mbyllën në fraksionin e dytë të lojës, kur Vesel Limaj shënoi edhe golin e dytë personal dhe që plotësoi “pokerin” për Kukësin.
Në Kamzë Kastrioti dhe Bylisi luftuan fort dhe fatet e këtij dueli i vendosi Klejdi Daci, me një gol spektakolar të realizuar me një lëvizje akrobatike brenda zonës. Takimi u mbyll me rezultatin 1-0 dhe në minutat e para ballshiotët kërkuan edhe një penallti. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 17
E shtunë, më 30 janar, ora 13:45
Skënderbeu-Kukësi 0-4
Shënues: Ibraimi 5′, Limaj 7′, 62′, Leira 32′
Kastrioti-Bylisi 1-0
Shënues: Daci 51′
62′ Vesel Limaj realizoi edhe golin e katërt për Kukësin, i dyti personal kundër Skënderbeut
https://streamable.com/jxl8eb
51′ Klejdi Daci, sulmuesi i Kastrioti, ka realizuar një gol fantastik me kthesë kundër Bylisit
32′ Redon Dragoshi shërben për brazilianin Matheus Leira, i cili me një gjuajtje të fortë brenda zonës e çon topin në rrjetë
7′ Vesel Limaj realizon edhe golin e dytë, pas një gabimi të futbollistëve të Skënderbeut
5′ Agim Ibraimi nuk gaboi në tentativën e dytë, duke realizuar me një goditje perfekte nga brenda zonës.
Po luhen ndeshjet…
https://youtu.be/eVQQIc3SU1U