Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shoqja i doli nga makina dhe vdiq në aksident, 22-vjeçarja hesht, gjykata në Vlorë jep vendimin

schedule13:03 - 30 Janar, 2021

schedule 13:03 - 30 Janar, 2021

Katër ditë më parë një 23-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në aksin Vlorë-Fier. Anxhela Çapo ishte duke udhëtuar në makinën e shoqes së saj Silvi Muho kur si pasojë e shpejtësisë u aksidentuan.

Në momentin e ngjarjes, automjeti është rrotulluar disa herë dhe për pasojë Çapo doli nga makina. 23-vjeçarja vdiq në vend, ndërsa shoqja e saj në masë arresti për shkelje të rregullave të qarkullimit përfundoi në spital nga plagët e marra.

Gjykata  sot vendosi që ta linte në masën arrest shtëpie Silvi Muhon 22-vjeçe. Masa iu komunikua në spital. Gazetari i ABC në Vlorë, Elton Nikaj raporton se Muho, e prekur nuk foli duke heshtur./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!