Allegri ose Sarri për pankinën, klubi italian nis takimet që tani

schedule11:44 - 30 Janar, 2021

schedule 11:44 - 30 Janar, 2021

Në ditët e fundit po flitet shumë për pankinën e Romës. Paulo Fonseca duket se nuk e ka të gjatë në kryeqytetin italian dhe drejtuesit e klubit po shikojnë çdo mundësi për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimit të “Il Messaggero”, drejtori sportiv i Romës, Tiago Pino, është takuar tashmë me Massimiliano Allegrin, por ai është në bisedime dhe me agjentin e Maurizios Sarrit. Përfaqësuesi i romakëve është parë në të njëjtën hotel ku po qëndron dhe Allegi në Milano, por aty ai ka takuar dhe disa agjentë të tjerë.

 

Siç e pranoi dhe vetë Pinto në një pronocim për gazetarët, ai ka patur një takim me Fali Ramadanin, i cili është menaxheri i Sarrit. Ky i fundit, ashtu si Allegri, është i papunë, pasi u shkarkua nga bardhezinjtë vitin e kaluar.

Megjithatë, si Sarri dhe Allegri dëshirojnë të marrin një ekip që nga fillimi i sezonit dhe me shumë mundësi do të kemi zhvillime për Romën në verë. /abcnews.al