Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erërat e fuqishme në mesnatë sjellin shkatërrime në Laç

schedule09:54 - 30 Janar, 2021

schedule 09:54 - 30 Janar, 2021

Erërat e fuqishme në mesnatë kanë dëmtuar disa banesa dhe shkulur pemë në fshatrat Shpërdhet dhe Bushnesh. Banorët të frikësuar  nga ky fenomen i jashtëzakonshëm menjëherë kanë dalë nga banesat.

Në mbrëmjen e kaluar reshjet e shiut të furishme, janë shoqëruar me pas nga stuhi të fuqishme duke prekur fshatin Shpërdhet të Kurbinit dhe Bushnesh të Krujës. Stuhia ka dëmtuar disa shtëpi banimi në çatitë e tyre, dhe shkulur pemë, dhe dëmtuar disa linja elektrike.



Banorët kërkojnë ndihmë nga vendoret,  ndërsa shprehen se një fenomen i tillë nuk është shfaqur, madje tregojnë se paniku i tyre ishte më i madh nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjithashtu banorët kanë treguar se i është dëmtuar thuajse e gjithë baza ushqimore e blegtorisë si edhe banesa.

“Mbrëmë ka fryrë erë e fuqishme, dëmet janë të dukshme. Janë dëmtuar e gjithë baza ushqimore e blegtorisë , shtëpia… sa e patëm riparuar nga dëmet pas tërmetit. Pemët, çfarë kanë qenë janë dëmtuar të gjitha. Ky fenomen nuk ka ndodhur ndonjëherë, ka përfshirë gjithë këtë luginë, ka bërë kërdinë. Sot kanë ardhur ata të njësisë, i panë dhe nuk thanë gjë, por tanë që do dërgojnë raportin në Laç”, thotë një prej tyre.

“Kam pasur dëmtime të mëdha, shtëpia ka mbetur pa dyer pa dritare, tjegullat janë prishur, është bërë e pabanueshme. Ullinjtë i ka shkulur me gjithë rrënjë”, shprehet një tjetër qytetar

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!