Zjarr afër godinës së Gjykatës së Lartë, ABC News sjell pamje të vatrës

schedule14:44 - 19 Gusht, 2018

schedule 14:44 - 19 Gusht, 2018

Një re tymi që dilte nga një dritare të katit të parë të një ndërtese në përdorim të AKEP-it në Tiranë alarmoi policinë dhe forcat zjarrfikëse rreth orës 14:30 të së dielës. Dritarja ndodhej në fasadën e godinës mes Gjykatës së Lartë dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia konstatoi se flakët kishin përfshirë një pajisje elektrike, nga tre të tilla që gjendeshin në të njëjtin ambient. Sipas policisë, ky ambient përdorej nga një kompani telefonike për mirëmbajtje baterish. Zjarri ka pasur përmasa minimale dhe është neutralizuar brenda pak minutash, duke u bërë shkak vetëm për dëmtime materiale. Hetimi i thelluar do të provojë shkakun e zjarrit, ndërsa dyshohet paraprakisht se flakët janë ndezur nga një shkëndijë elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!