Beteja për “jetë a vdekje”: Rikthehet Superiorja, katër ekipe në fushë

schedule08:07 - 30 Janar, 2021

schedule 08:07 - 30 Janar, 2021

Superiorja rikthehet me duele për “jetë a vdekje”. Tre skuadrat që duan të sigurojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar zbrezin në fushë prej orës 13:45 dhe bëhet fjalë për për dy ndeshje mjaft interesante.

Kastrioti, që javët e fundit po vuan për rezultate, në Kamëz pret Bylisin. Një betejë mes dy ekipeve që praktikojnë një futboll me plot përplasje, që në ndonjë rast edhe mund ta kalojnë cakun.

 

Ndryshe ndodh në Korçë, aty ku Skënderbeu kërkon të fitojë pas dy barazimeve. Një mision jo i lehtë, ndaj Kukësit të rikthyer te rezultatet pozitive dhe që në stol ka një trajner si Mirel Josa.

Këto janë përballjet e sotme në Superiore, kurse nesër do të zhvillohen tre ndeshje të tjera. Spikat Partizani-Vllaznia më së shumti, që luhet prej orës 16:45, kurse në mesditë luhen Laçi-Teuta dhe Apolonia-Tirana. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!