Shumica prej nesh përdorin gënjeshtra herë pas here për të shmangur situata të vështira dhe për të fshehur ndjenjat ose synimet tona. Megjithatë gënjeshtra gjithmonë vjen me një çmim ndërsa e vërteta është e paçmueshme.
Këtu janë disa arsye pse duhet të jeni gjithmonë të sinqertë:
- E vërteta gjithmonë do të dalë në shesh, kështu që duke gënjyer ju vetëm po ‘blini kohë’ por ndoshta do të jetë më keq kur të zbulohet se keni gënjyer.
- Do të ndiheni më mirë me veten nëse jeni të sinqertë dhe të hapur.
- Të tjerët do të jenë në gjendje t’ju besojnë dhe besimi është baza për të gjitha marrëdhëniet.
- Të tjerët do të kërkojnë këshillën dhe mendimin tuaj të sinqertë.
- Ju nuk do të duhet të mbani mend dhe të mbani një rrjet gënjeshtrash. Gënjeshtrat zakonisht çojnë në më shumë gënjeshtra për të mbuluar gënjeshtrat fillestare, duke krijuar një cikël vicioz.
- Gënjeshtra është një mënyrë e thjeshtë për t’ja hedhur, duke qenë i sinqertë mëson të trajtosh situata të vështira ose të pakëndshme dhe të rritesh si person./e.b-abcnews.al