Kryetar i Listës Shqipëria Natyrale Koço Danaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu për të folur rreth situatës në Kosovë në prag të zgjedhjeve, ku Albin Kurtit iu ndalua kandidimi. Të gjithë këtë histori, Danaj e shikon si prapaskenë për të dëmtuar Kurtin.
“Vetëvendosja për mua zbatoi të gjitha procedurat ligjore deri në shkallën më të lartë që është gjykata Supreme dhe ndodhi kjo që ndodhi. Vendimi për mua ishte i pritshëm, cështja është që problemi për opinionin publik dhe popullin shqiptar ka nevojë për një analizë për këtë prapaskenë që nesër të mos ndodhë në këtë hapësirë.
Në zgjedhjet e kaluara, Albin Kurti i dënuar ishte pse nuk u kujtuan këta? Nuk e besonin vitin e kaluar se VV do të dilte forcë e parë politike. Atëherë gjithë kjo trupë juridike u mobilizuan, u vendosën në lëvizje u gjetën 47 veta në një listë prej 1 mijë vetash” tha ai.
Por a mund të jetë Albin Kurti kryeministër nëse fiton zgjedhjet Vetëvendosje, edhe pse i ndalohet kandidimi? “Absolutisht po. E para mua më voton populli si kryetar.
Ai do të vazhdojë të drejtojë fushatën dhe populli tashmë dhe diaspora do të mobilizohet më shumë se do të mbrojmë kryetarin. Këto do të jenë zgjedhje me pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe” tha ai.
Një koment, Danaj e kishte edhe për Presidentin e ri të SHBA-së. “Joe Biden ka disa fjalime në mbrojtje të hapur të popullit shqiptar në Kosovë. Ka një entuziazëm që tashmë president është një miku jonë, që na ka mbrojtur në ditë të vështira” tha ai./ db/Abcnews.al