Një person ka humbur jetën pasditen e sotme rreth orës 17:30 në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në fshatin Shtoj i Ri.
Gazetari i ABC Simon Shkreli raporton se një punonjës policie ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.
Viktima është Agim Shkambaj 49 vjeç. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka arrestuar efektivin Gjergj Gjeloshi 26 vjeç i cili përplasi për vdekje 50-vjeçarin me makinën tip “Fiat” me të cilën po udhëtonte./ db/Abcnews.al



