200 milion € humbje, futbollistët kundër planit të Real Madrid

schedule22:38 - 29 Janar, 2021

schedule 22:38 - 29 Janar, 2021

Real Madrid po kalon një moment të vështirë. Pandemia ka ndikuar negativisht në aspektin financiar dhe llogaritë e bëra paralajmërojnë për një humbje prej 200 milion eurosh këtë sezon. Deportes Cuatro raporton se futbollistët nuk po pranojnë ulje pagash.

Në fillim ata pranuan, në mënyrë që të mos kishte punonjës të klubit të pushuar nga puna. Ata hoqën dorë edhe nga premiot për titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës, por drejtuesit e klubit po tentonin të bindin lojtarët që të pranonin edhe një tjetër ulje page.

10 për qind ulje page mendohej se kërkonte Reali, por shifra e publikuar së fundmi është tjetër. Madrilenët duan 25% ulje të pagave nga futbollistët, gjë që nuk po pranohet nga futbollistët e klubit spanjoll.

Real është në udhëkryq, pasi edhe rinovimet po tenton t’i bëjë me ulje pagash. Madje kjo po ndodh edhe me kapitenin Sergio Ramos, të cilin po e kërkon PSG dhe i ofron 45 milion euro për tre sezone. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!