Jan Oblak është një nga portierët më të mirë në planet. Slloveni është një garanci mes shtyllave të Atletico Madrid, skuadër që ka nxjerrë gjithmonë “gardianë” të mëdhenj.
Kontrata me “Colchoneros” i përfundon në verën e vitit 2023, ofertat nuk i mungojnë, por 28-vjeçari ndihet mirë në kryeqytetin spanjoll dhe premton besnikëri në deklaratën e dhënë për El Larguero.
“Kam një kontratë me Atletico Madrid dhe nuk flas kurrë për interesimin e klubeve të tjera, është detyra e agjentit tim ajo. Kam refuzuar ofertat nga klubet e tjera, pasi e di që mund të fitoj trofe këtu.
Ky është sezoni im i shtatë me Atleticon. Vitet e para nuk kanë qenë të lehta, të jem i sinqertë nuk e kisha menduar kurrë se do të qëndroja kaq gjatë këtu“, theksoi Jan Oblak. /abcnews.al