Dinamo është ndarë në barazim 1-1 në miqësoren kundër Feronikelit të drejtuar nga Klodian Duro. Golin e vetëm për blutë e kryeqytetit e shënoi mbrojtësi Xhorxhian Boçi, ndërkohë që pas ndeshjes 18 herë kampionët e vendit kanë zyrtarizuar edhe një afrim.
Esmerald Aluku, mesfushor me tipare sulmuese, ka zbarkuar në kryeqytet dhe ka firmosur me Dinamon. Në të shkuarën ai ka luajtur në Sllovaki me Dunajska Streda (DAC) dhe me Arsenal Academy në Greqi. Në kampin kryeqytetas mendojnë se kanë bërë një goditje.
“Mesfushori i talentuar 22-vjeçar ka firmosur për 18 herë kampionët dhe shihet si një investim i mirë edhe për të ardhmen. Më herët ai ka qenë pjesë e Arsenal Academy në Greqi dhe më pas pjesë e kampionatit Sllovak ku ka luajtur për ekipin e FC Dac në elitën e futbollit”, shkruhet në njoftimin e Dinamos. /abcnews.al