Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kjaer: Besojmë te titulli, e mbyll karrierën te Milani. Serie A? Ka ndryshuar

schedule16:44 - 29 Janar, 2021

schedule 16:44 - 29 Janar, 2021

Simon Kjaer beson te titulli kampion. Danezi është kthyer në liderin e mbrojtjes së Milanit dhe këtë sezon po zhvillon paraqitje fantastike. 31-vjeçari ka prekur disa tema në prononcimin e dhënë për televizionin zyrtar të Milanit.

Tani kam më shumë eksperiencë se më parë. Gjithmonë kam qenë një person me mentalitet të hapur në çdo skuadër ku kam luajtur, pasi kam pasur qëllim të mësoja sa më shumë. Në Spanjë dhe Gjermani mësova mënyrën se si mbrohej aty.

Serie A është më moderne dhe më aktive. Ka shumë kundërsulme dhe veprime dinamike. Më parë kishte më shumë skuadra që luanin në mbrojtje për t’u nisur me kundërsulm, tani janë shtuar skuadrat që luajnë një futboll sulmues.

Titulli? Mendoj se duhet të besojmë te fitimi i titullit, gjithmonë me mentalitetin e duhur. Jemi në krye dhe objektivi ynë është të cilësojmë ndeshjen e radhës si finale. Rrugëtimi është i gjatë, por tifozët e Milanit kanë nisur të besojnë se mund ta fitojmë titullin.

E ardhmja? Dua të qëndroj këtu sa më shumë të jetë e mundur. Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën te Milani, por askush nuk e di se në çfarë gjendje do të jem pas 4 vitesh. Dua të shijoj momentin, të shohim se çfarë do na rezervojë e ardhmja“, deklaroi Kjaer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!