Rritja e rasteve me Covid-19, Greqia shtyn rihapjen e shkollave

schedule13:43 - 29 Janar, 2021

schedule 13:43 - 29 Janar, 2021

Greqia ka shtyrë planet për të rihapur të gjitha shkollat ​​e mesme muajin tjetër pas një rritje të re të rasteve me koronavirus. Autoritetet e shëndetit e kanë argumentuar vendimin me faktin që shkollat mbeten “zonat e kuqe” kritike.  Kështu, mësimi nga distanca do të vijojë nga distanca.

Javën e kaluar qeveria bëri të ditur se do të rihapte shkollat e mesme më 1 shkurt, për herë të parë në më shumë se dy muaj pasi presioni mbi sistemin e  shëndetit publik ishte lehtësuar në javët e fundit.

“Shkollat ​​e mesme në zonat e kuqe do të vazhdojnë të japin mësime nga distanca,” tha zëvendës ministrja e arsimit, Zeta Makri, në një intervistë me TV shtetëror ERT.

Pjesë të Greqisë veriore dhe AtikaPerëndimore janë rajonet që e pësojnë më shumë nga një rritje e re në rastet e Covid-19, të cilat janë dyfishuar që nga fillimi i javës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!