Georgina Rodrigues dje festoi ditëlindjen e 27 të saj pranë katër fëmijëve dhe Ronaldos, partnerit të saj prej disa vitesh. Dita e saj nisi me një urim nga Ronaldo dhe buqetë me lule e përfundoi akoma më bukur.
E gjithë dita e djeshme ka qenë festë në shtëpinë e tyre në Torino dhe fëmijët gjithashtu menduan të urojnë Georginan. Buqeta pafund me lule për të, e cila në një foto të publikuar tregon një tavolinë të madhe të mbushur plot me ngjyra.
View this post on Instagram
Më pas darka ishte diçka ndryshe. Ronaldo dhe partnerja e tij morën disa çaste private dhe kaluan momente romantike në pishinën e tyre me ujë të ngrohtë, teksa jashtë ishte ftohtë dhe kishte rënë dëborë.
View this post on Instagram
Në një moment Ronaldo mendon edhe për fizikun e tij, teksa del nga pishina dhe mbulon këmbët në dëborë. /abcnews.al