Michael Gahler: Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane

schedule09:09 - 29 Janar, 2021

schedule 09:09 - 29 Janar, 2021

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Michael Gahler është shprehur me kritika për kryeministrin Edi Rama ndaj reagimit të këtij të fundit për Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar Turqisë, Gahler thekson se Rama duhet të tregohet i kujdesshëm me pazaret joevropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Evropës.

Gjithashtu, Gahler vë në dukje kushtet e papërmbushura nga Shqipëria për nisjen e negociatave dhe apelon qeverinë që të plotësojë e jo të mohojë kushtet, ndërsa thekson:”Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian”.

Deklarata e plotë:

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie evropiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte.

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu  zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.

Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume  europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe  të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

/abcnews.al/