Ditën e djeshme, shkrimtari i madh, Ismail Kadare, festoi 85-vjetorin e lindjes. Në kuadër të kësaj dite, studiuesja e Letërsisë, Alda Bardhyli, ka prezantuar edhe librin “Koha për rrëfim” duke zbuluar të pathënat e jetës së shkrimtarit.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Bardhyli ka diskutuar me gazetarin Enkel Demi rreth librit.
Në një moment ky i fundit, ka deklaruar se do të donte t’i bënte Kadaresë vetëm një pyetje po t’i jepej mundësia: “A ka nevojë shkrimtari të justifikohet”?
“Nuk ka nevojë për justifikime të tilla. Ai nuk del konfromentuar, në ansjë alencë të caktuar me pushtetin”, u përgjigj Bardhyli.
Më tej, ajo vazhdoi: “Ai e ka pranuar që nuk ishte desident, pasi ishte e pamundur që në një Shqipëri si e Enver Hoxhës të ishe i tillë. Letërsia duhet të krijojë emocion edhe ai i ka cliruar një gjenerate të tillë”. l.k/abcnews.al