Planifikoi sulmin në dy xhami, arrestohet 16 vjeçari

schedule12:24 - 28 Janar, 2021

schedule 12:24 - 28 Janar, 2021

Një 16-vjeçar është arrestuar në Singapor për shkak të dyshimeve se kishte planifikuar sulmin në dy xhami në përvjetorin e sulmit në Christchurch.

I frymëzuar nga vrasësi në Christchurch, Brenton Tarrant, adoleshenti dyshohet se kishte planifikuar që t’i vriste me thikë viktimat dhe ta transmetonte drejtpërdrejt sulmin.

Sulmi në Christchurch ishte vrasja masive më e rëndë në historinë e Zelandës së Re. Mbi 51 persona u vranë nga një sulmues, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm më 15 mars 2009.

16 vjeçari nga Singapori, i cili nuk është identifikuar por është përshkruar si i krishterë protestant me etni indiane, thuhet se është motivuar nga një antipati e fuqishme ndaj Islamit dhe nga të qenit i pasionuar pas dhunës.

Ai është personi i parë i arrestuar që dyshohet se është frymëzuar nga ideologjia e së djathtës ekstreme në Singapor, ku sulmet terroriste dhe krimet e dhunshme janë të rralla.

Autoritetet thanë se është e qartë që djali ishte motivuar nga sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re, sepse kishte planifikuar që sulmin ta kryente më 15 mars të këtij viti, duke shënuar dyvjetorin e sulmeve në Christchurch./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!