Sevilla po kalon një formë shumë të mirë. Skuadra e Julen Lopetegui ka fituar 6 nga 9 ndeshjet e fundit në La Liga, teksa mbrëmjen e djeshme siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit pas suksesit shtëpiak 3-0 me Valencian.
It takes quite a lot for a certain Ranks member to tweet about Sevilla and in particular, Luuk de Jong, but MY WORD. This is outrageous ?pic.twitter.com/IZtXcvizUj
— Ranks FC (@RankSquad) January 27, 2021
Andaluzianët zgjidhën gjithçka në fraksionin e parë të takimit, aty ku shënuan tre golat. Luuk De Jong realizoi një dopietë, teksa triumfi me tris u vendos nga një parabolë elegante dhe fantastike e Ivan Rakitic.
37 – El segundo gol de Luuk de Jong ?? ha llegado tras una secuencia de 37 pases ininterrumpidos, en la que han participado los 11 jugadores del @SevillaFC, y que es la más larga de un equipo de LaLiga esta temporada entre todas las competiciones. Caviar.#CopaDelRey pic.twitter.com/G3QndQWIkh
— OptaJose (@OptaJose) January 27, 2021
Për t’u veçuar goli i dytë i Sevilla me autor bomberin holandez. Ishte minuta e 33-të kur De Jong finalizoi një aksion model të ekipit të tij. Gjithçka nisi nga mbrojtja, të gjithë lojtarët e prekën topin, teksa pati 37 pasime në total përpara se De Jong të dërgonte sferën në rrjetë. /abcnews.al