Deputetja Rudina Hajdari në seancën e sotme plenare në Kuvend, është ndalur tek gjendja në të cilën ndodhen shqiptarët sot.
Hajdari në fjalën e saj ka akuzuar qeverinë se nuk po lufton krimin e organizuar, pasi sipas saj janë palë me to. Ajo thekson se grupet kriminale janë të njohura por shteti nuk ka fuqi dhe dëshirë që ti godasë ato.
“Sot po miratoni një akt që ka lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar por çfarë vlere kanë këto letra kur nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar, çfarë vlere kanë kur shteti sot është bërë njësh me krimin. Prej javësh në Elbasan vë re dhe i di me emra dhe mbiemra grupet kriminale, nuk ka banorë që nuk i dinë aktivitetet e katër bandave që sot sundojnë qytetin e Elbasanit. Qytetarët kanë dijeni për aktivitetet kriminale që funksionojnë atje, si ka mundësi që policia nuk di gjë, ministri i Brendshëm nuk di gjë, si ka mundësi që prokurori dhe kryeministri nuk di asgjë. Ky shtet është i njëjti shtet që vret të rinj në lagje se kanë kaluar orarin e vendosur gjatë koronavirusit, si ka mundësi që i njëjti shtet i çon taksidarët biznesit të vogël duke goditur padrejtësisht njerëzit që punojnë në mënyrë të ndershme. Kriminaliteti është i vetmi biznes që lulëzon, nëse do të flisni me tregtarët në treg do e mësoni se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Dilni dhe shikoni në fshatra se si banorët jetojnë në varfëri, se nuk kanë mbështetje as për prodhim dhe as për shitjen e produkteve”, ka thënë Hajdari.
Hajdari akuzoi qeverinë se me taksat e qytetarëve po paguhet mafia italiane Ndrangheta.
“Ëndërrat e shqiptarëve sot është vetem drejt emigrantëve dilni nga vilat tuaja të ngrohta dhe shikoni këto njerëz, takoni ato njerësz që i paguajnë taksat dhe ju sot paguani kompanitë e Ndrangetës mafias italiane, qeveria sot godet vetëm njerëzit e thjesht, qytetari i thjeshtë sot goditet pa mëshirë nga ai i ashtuquajturi shtet. I njëjti avaz është prej 30 vitetesh ju shumë shpejt do të humbsi jo vetëm pushtetin por gjithçka që keni përvetësuar gjithë këto vite”, ka thënë ajo./abcnews.al