Një rast i rëndë raportohet nga Vora. Mësohet se një 16-vjeçare ka kallëzuar në polici një 25-vjeçare për të cilën ajo thotë se e ka përdhunuar.
E mitura ka thënë se 25-vjeçarja e ka mashtruar dhe e ka çuar në banesën e saj ku ka kryer edhe marrëdhënie seksuale më të. 25-vjeçarja është shpallur në kërkim, ndërsa ngjarja ka ndodhur 2 muaj më parë por është denoncuar vetëm tani.
NJOFTIMI I POLICISË
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, u bë shpallja në kërkim e shtetases A. Sh., 24 vjeçe, pasi dyshohet se ka mashtruar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me një shtetase të mitur 15-vjeçare. Punohet për kapjen e shtetases A. Sh dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” s.b/abcnews.al/