E rëndë, gjendet i pajetë 52 vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

schedule08:28 - 28 Janar, 2021

schedule 08:28 - 28 Janar, 2021

Një 52 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në Sarandë.

Policia bën me dije se  shtetasi me iniciale A.Gj. 52 vjeç është gjetur i pajetë në rrugë në lagjen Nr.1”, në Sarandë.

Paraprakisht në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se 52 vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në lagjen “Nr.1”, Sarandë, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!