Pas infektimit të Piperos, ironizon Rovena Stefa: Po bëjnë vitamina me ujë

schedule15:24 - 27 Janar, 2021

schedule 15:24 - 27 Janar, 2021

Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid, mjeku Pëllumb Pipero është infektuar me koronavirus. Lajmi ka nxitur reagimet të shumta, dhe madje ka nga ata që dyshojnë në vërtetësinë e vaksinës Pfizer, mes të cilëve dhe Rovena Stefa.

LEXO EDHE: Bëri vaksinën, Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus

Këngëtarja ka reaguar përmes një postimi ku shkruan me ironi se ose po bëjnë vitamina me ujë ose vaksinat nuk kanë të bëjnë aspak me virusin. “Ose këta bëjnë vitamina me ujë ose këto vaksina nuk kanë të bëjnë fare më sëmundjen.”, ka shkruar Stefa. /abcnews.al