Aksidentet rrugore konsiderohen si një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur një aksident të frikshëm një Urfa të Turqisë ku makina me shpejtësi të madhe hedh disa metra në ajër një vajzë të re duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Şanlıurfa Karaköprü ilçesinde korkunç bir kaza gerçekleşti. Genç kız karşıdan karşıya geçmeye çalışırken, yarışırcasına hızla gelen iki araçtan biri genç kıza çarptı ve genç kız olay yerinde hayatını kaybetti. pic.twitter.com/FKN0f19MQA
— Pushikon (@pushikon) January 27, 2021
Ajo ishte duke kaluar rrugën kur u përplas duke mos patur asnjë shans mbijetese.
Ky aksident është i ngjashëm me atë që ndodhi në tetor të vitit të shkuar në Elbasan ku 27-vjeçarja Miranda Dashëhana humbi tragjikisht jetën duke u përplasur në të njëjtën mënyrë nga makina. /abcnews.al



