Në Lezhë, nata e mbrëmshme ishte e dedikuar tërësisht emigrantëve. Kjo festë organizohet për të 13-in vit rresht. Në Lezhë emigrantët kanë festën e tyre. Dita e Shtegtarit mbushi edhe këtë vit sheshin e qytetit. Në skenë u ngjitën emrat më të mirë të muzikës shqiptare.
Mijëra qytetarë, emigrantë të kthyer pranë familjeve dhe turistë të ndryshëm e shijuan larminë artistike të programuar për këtë ngjarje.
Qytetari: “Tepër fantastike, shumë e bukur.”
Kjo festë ka marrë nota maksimale edhe nga turistët e huaj, sipas të cilëve ngjarje të tilla vetëm sa e nxisin turizmin. Në Lezhë festa në shenjë respekti dhe vlerësimi për bashkqytetarët emigrantë zgjat deri pas mesnate duke dhuruar momente takimesh, kujtimesh e vlerësimesh./abcnews.al