Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se një person i paidentifikuar ka marrë xhiron ditore nën kërcënimin e armës dhe është larguar.
Nuk dihet shuma e saktë që ka marrë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. /mv.abcnews.al