Shembja e urës në Gjenovë ngjall frikë në të gjithë Europën

schedule12:26 - 17 Gusht, 2018

schedule 12:26 - 17 Gusht, 2018

Shembja e urës Morandi në Gjenova ka shkaktuar reagime të forta dhe ka ngjallur frikë në të gjithë Europën. Ekzistojnë disa vende në të cilat mediat janë përpjekur të hartojnë një pamje të strukturave brenda kufijve të tyre. Në Bullgari, qeveria ka nisur një plan të menjëhershëm të mirëmbajtjes; shqetësime edhe në Francë, Spanjë dhe Gjermani.

Menjëherë pas ngjarjes tragjike që tronditi jo vetëm Italinë, shumë vende të Bashkimit Europian kanë nisur një plan studimi për infrastrukturën e tyre rrugore. Përveç Le Monde dhe gazeta të tjera kanë marrë një raport të fundit të bërë nga dy kompani të specializuara, të ngarkuar me një studim nga Ministria e Transportit në Francë. Sipas dokumentit “nga mbi 12 mijë urat e rrjetit francez të menaxhuar nga shteti, një e treta e tyre ka nevojë për riparim”. Gjithashtu, sipas raportit 840 nga këto struktura paraqesnin dëmtime serioze, dhe në të ardhmen mund të paraqesin rrezikun e kolapsit; për këtë arsye do të ishte e nevojshme “mbyllja paraprake e urave në qarkullimin e automjeteve të tonazhit të rënd ose të të gjitha automjeteve”.

Për sa i përket Gjermanisë, Bild ka analizuar rrugët më të ngarkuara të vendit. Sipas qeverisë federale, “39,500 ura në autostrada dhe rrugë kryesore, vetëm një në tetë është në gjendje të mirë dhe një në tre duhet të rinovohet në kohën e duhur”. Nga të dhënat e observatorit të kontrollit të Ministrisë Gjermane të Infrastrukturës dhe Transportit, del se në periudhën 2014-2018 rreth 9 milionë metra katror ura u përkeqësuan.

Në Zvicër, Zyra federale e rrugëve, përmes zëdhënësi ka konfirmuar për mediat se çdo vit shteti investon nga 200 deri në 400 milionë franka zvicerane për mirëmbajtjen e urave të autostradave. “Personeli i qendrave të mirëmbajtjes së autostradës është çdo ditë në rrjetin rrugor kombëtar – shpjegoi Rohrbach – bën kontrolle vizuale dhe menjëherë raporton çdo dëm. Çdo urë inspektohet me kujdes çdo pesë vjet. Dhe në rast të një aksidenti ose zjarri pranë një ure, kjo e fundit ekzaminohet”.

Edhe gazetat iberike kanë hulumtuar lidhur me këtë temë. Në rrjetin kombëtar spanjoll janë prezente rreth 22500 vepra tranziti, mes të cilave ura, të gjithë të inspektuara gjatë 5 viteve të fundit. Disa media kanë denoncuar mungesën e transparencës në këto inspektime. Megjithatë qeveria ka përgënjeshtruar akuzat. Ndërkohë, të enjten Bullgaria ishte shteti i parë që reagoi lidhur me infrastrukturën rrugore. Qeveria e Bojko Borisov urdhëroi renovimin e të gjitha urave që gjenden në vend, shumica e të cilave kanë nga 35 deri në 40 vite që janë ndërtuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!