Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ferhan Hasani: Nuk jam emër i madh, Cuculi më tha mos e zgjidh Tiranën

schedule10:36 - 26 Janar, 2021

schedule 10:36 - 26 Janar, 2021

Ferhan Hasani është goditja e Partizanit në merkato. Klubi i kuq kishte arritur marrëveshjen prej disa ditësh dhe fantazisti u pa në derbi dhe në sfidën e djeshme me Teutën në stadium. Në mbrëmje klubi i kuq njoftoi se zyrtarisht Hasani është pjesë e “demave”.  Ditën e sotme ka ardhur edhe prezantimi i sulmuesit, i cili do të mbajë numrin 24.

SUPERIORJA – “Kampionatin e di mirë, normalisht e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur miqësinë me të kam filluar ta ndjek edhe me shumë. Për sa i përket anës sime, është e vërtetë se nuk kam ndeshje në këmbë. Unë jam këtu për një kohë të gjatë. Më duhet kohë. Do jap më të mirën për të arritur formën  e duhur. Si do shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha. Unë nuk jam ‘big name (emër i madh)’, jam si futbollistët e tjerë. Këtë do e tregoj në fushë, le t’ia lëmë kohës”

ZGJEDHA E PARTIZANIT – “Edhe Rama e tha më herët, që u deshën 10 minuta. Kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur miqësi dhe dëshirë të bashkohesha me Partizanin”.

POZICIONI – “Të them të drejtën nuk e kam parë veten ku do të luaj. Do e vendosi trajneri se ku do luaj dhe nëse do të luaj apo jo. Varet si do ta marr veten dhe sa të jap për ekipin, Pastaj të shohim se do të shkojnë gjërat. Unë e shoh veten aty ku mendon trajneri se është më mirë për ekipin”.

MIQTË E TIJ NË SUPERIORE – “Është pozitive që ish-shokët e skuadrës kanë ardhur në Shqipëri. Kjo do të thonë se futbolli shqiptar është lart. Ka qenë lart, por me ardhjen e lojtarëve cilësorë shtohet më shumë interesi. Ardhja e tyre tregon vlerat e kampionatit. Është një kampionat i fortë, jo si në Maqedoni. Prandaj edhe erdha këtu”.

PARTIZANI FAVORIT – “Nuk më shtohet presioni mua. E thashë edhe më parë, jam një lojtar si gjithë të tjerët dhe do jap maksimumin për arritjen e objektivave. Nëse dalim kampionë apo jo, atë do ia lë kohës”.

TELEFONATA ME CUCULIN – “Të them të drejtën, kur kishte lajme për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar, zgjidhe Partizanin e jo Tiranën”, përfundoi Hasani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!