Ismael Dunga zyrtarisht “japonez”, Sagan Tosu del me njoftim

schedule10:29 - 26 Janar, 2021

schedule 10:29 - 26 Janar, 2021

Ismael Dunga zyrtarisht i është bashkuar japonezëve të Sagan Tosu. Ish-klubi i Fernando Torres e ka blerë sulmuesin nga Vllaznia për shumën e 70 mijë eurove dhe kuqeblutë kanë mbajtur edhe 20% të kartonit, me shpresën se do të rishitet në të ardhmen.

Autori i katër golave me shkodranët, përmes një videoje thotë edhe fjalët e para për aventurën e re. Më saktë një video-mesazh për fansat: “Përshëndetje të gjithë, unë jam Ismael Salim Dunga. Jam shumë i lumtur të jem pjesë e familjes së Sagan Tosu.

Mezi pres të bashkohem dhe të punoj me ekipin, si dhe të bëj më të mirën time. Faleminderit”. Dunga në Superiore për herë të parë u aktivizua me Luftëtarin, ku edhe spikati, kurse më pas kaloi te Tirana dhe në verë pranoi ofertën e Vllaznisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!