Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian dënuan brutalitetin e policisë ruse gjatë demonstratave të organizuara në mbështetje të Alexei Navalnyt.
Nga takimi në Bruksel, ministrat e BE-së kërkuan lirimin e Navalnyt .
“Ministrat besojnë se arrestimi i Navalnyt dhe ballafaqimi me protestuesit janë plotësisht të papranueshme. Ata dënuan arrestimet masive dhe brutalitetin e policisë ruse gjatë fundjavës”, tha ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borell.
Ai deklaron se në takimin e Këshillit të BE-së, nuk kishte asnjë propozim apo vendim mbi reagimet e mundshme të BE-së ndaj ngjarjeve të fundit në Rusi, por se ai vazhdimisht po punon për një shqyrtim politik të situatës.
Borell njoftoi se do të vizitonte Moskën në javën e parë të shkurtit, me ftesë të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Ai vlerësoi se do të ishte një mundësi e mirë për të përcjellë mesazhe të rëndësishme për të drejtat dhe liritë, por edhe për të diskutuar marrëdhëniet reciproke strategjike. /abcnews.al