Largimi i Nevil Dedes nga Tirana ka ngjallur debate dhe ka rikthyer një temë të vjetër, atë të ndërhyrjes së presidentëve dhe nëpërkëmbjes së figurës së trajnerit. Pas përballjes Tirana-Laçi, në lidhje me atë që ndodhi me Deden foli edhe trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro.
“Është një rast unikal që ndodh. Në Shqipëri çfarë nuk ndodh! Unë them që nuk ka ndikuar, sepse gjysmë ore më parë ish-trajneri kishte përgatitur gjithë javën skuadrën. E shkëpus këtë rast, s’është normale, sepse jam trajner vetë.
Akoma më shumë kur ndodh ndaj një ish-futbollisti serioz dhe me personalitet në futbollin shqiptar si Dede. Këta të ulin personalitetin, të degjenerojnë. Më ka bërë përshtypje si qëndrim. Është njeri serioz, s’ka rëndësi rezultati në të tilla situata”. /abcnews.al