Aktorja e njohur, Keira Knightlye ka shprehur shqetësimin e saj me xhirimin e skenave intime, duke thënë se ajo nuk do ta bëjë më nëse filmi drejtohet nga një burrë.
Në bisedë me regjisorin Lulu Wang dhe producenten shkrimtare Diane Solway në podcastin Chanel Connections, Knightley vlerësoi “vështrimin mashkull” dhe mendimin e saj personal me vendimin.
“Nëse do të bëja një histori që kishte të bënte me atë udhëtim të nënës dhe pranimit të trupit, më vjen keq, por kjo do të duhej të ishte me një krijuese të filmave femra”, tha Knightley për The Guardian.
Më tej, ajo vazhdoi: “Unë nuk dua që të jenë ato skena të tmerrshme seksi ku të gjithë jeni të djersitur. Nuk jam e interesuar ta bëj atë”.l.k/abcnews.al