Nevil Dede nuk do të jetë më trajner i Tiranës dhe këtë e ka shprehur edhe presidenti i bardhebluve, Refik Halili. Pas ndeshjes së humbur me Laçin, çështja kryesore ishte largimi i trajnerit. Dede nuk ishte në stol kundër kurbinasve, pasi u largua 10 minuta para se të nisje ndeshja.
Halili, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “Kjo është humbje që dhemb. Për trajnerin kam vendosur të flasë ai përpara. Do i merrni sqarimet nga ai. Kur kam folur unë përpara më ka rënë keq. Do e shpjegojë ai më mirë, e keni koleg edhe te Supersport dhe te ABC. Kam besim se do rthotë të vërtetën.
Na kanë kushtëzuar rezultatet. Largohemi nga objektivi dhe tani është thuajse e pamundur. Forcën e shoh te çunat dhe në ditët në vazhdim do bëjmë maksimumin. Nuk ka kthim pas, ai do ju thotë të vërtetën. Unë nuk pendohem, kur gjërat nuk shkojnë mirë bëjmë ndryshimin dhe ecim para.
Nuk ka asgjë për të sqaruar, përderisa trajneri nuk ishte në këtë ndeshje, është larguar, ose e kam larguar unë, nuk ka rëndësi. E dini shumë mirë se unë jam nga ata që kur situata nuk është mirë flas vetë. Kemi kohë që mendojmë të ecim përpara.
Ndoshta nuk ishte fati të ecnim as me Deden dhe unë mendoj të bëmë një ndryshim dhe ky ndryshim ka ardhur pas gjithë kësaj situate. Mediet mund të më pyesin kur të duan. Të lëmë të flasë Dede sepse sa herë kam folur unë përpara kanë dalë probleme.
Financat kanë qenë gjithmonë mirë, ju keni folur drejt, por edhe sipas qejfit ndonjëherë. Besimi është te lojtarët, ata janë forca jonë. Unë kam shkarkuar shumë trajnerë, kush do ketë sukses do rrijë, kush s’do rrijë do ikë.
Alban Bushi trajner i ardhshëm? Për këtë më bëhet qejfi që ju i paskeni gjetur zgjidhjet. Nuk do vendos trajner që ka qenë opinionist. Bulku Tiranën aty e ka, mund të bëjë çfarë të dojë, por tani është në kombëtare. Të jeni të bindur që do bëjmë kthesën”, përfundoi Halili. /abcnews.al