Kanada, Corona hyn në biznesin e kanabisit

schedule14:02 - 16 Gusht, 2018

schedule 14:02 - 16 Gusht, 2018

Në Kanada është regjistruar investimi më i madh në tregun e kanabisit në botë. Pas legalizimit të përdorimit të mariuanës, një kompani amerikane ka investuar 4 miliardë dollarë në këtë industri.

Është bërë investimi më i madh në tregun e kanabisit në botë. Constellation Brands, mbretëresha e prodhimit të verës dhe përfaqësuese në Shtetet e Bashkuara të markës së birrës Corona, do të investojë rreth 4 miliardë dollarë në prodhuesin kryesor të kanabisit në Kanada, Canopy Groëth, i cili merret me prodhimin dhe përpunimin e bimës narkotike për përdorim mjekësor dhe rekreativ.

Constellation Brand synon të përfitojnë nga legalizimi në rritje i kanabisit duke shfrytëzuar bashkëpunimin me Canopy, e cila siç thuhet, synon të zgjerojë biznesin e saj “në pothuajse 30 vende që ndjekin një program federal të kanabisit terapeutik”.

“Në vitin e kaluar, kemi ardhur për të kuptuar më mirë tregun e kanabisit, mundësitë e mëdha të rritjes që ajo paraqet dhe aftësitë e Canopy në tregun në këtë hapësirë”, tha Rob Sands, drejtor menaxhues i Markave Constellation. Me këtë investim, Constellation Brands bëhet pronar i kompanisë Canopy në 38%. Ndërkohë, investime të shumta në tregun e kanabisit në Kanada vijnë pasi parlamenti aprovoi një ligj për legalizimin e përdorimit të lëndës narkotike./abcnews.al