“Eurodeputeti në përgjimet e antimafias, mik i Bashës”, Tabaku i përgjigjet Ballës

schedule11:53 - 25 Janar, 2021

schedule 11:53 - 25 Janar, 2021

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur akuzave të Taulant Ballës në lidhje me përgjimet e antinmafias italiane, ku theksoi se eurodeputeti është mik i Bashës.

Tabaku në deklaratën e saj për mediat është shprehur se këto janë përpjekje patetike që nuk do të funksionojë.

Sipas saj me 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund.

Deklarata e Plotë:

Këtë javë doli në dritë një korrupsion në shkallë të gjerë në Shqipëri. Korrupsion galopant i udhëhequr nga mafia dhe i ushtruar me miratimin e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Janë 1000 faqe përgjime të antimafias italiane, ku përshkruhet mënyra sesi bëhen pazaret për tenderat, koncesionet, PPP-të dhe ndërtimet në Shqipëri. 20%-shi është pjesa për pushtetin e Edi Ramës, dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Shqipëri prej 8 vjetësh.

Edi Rama hesht. Kukulla e tij në bashkinë e Tiranës ka mbyllur gojën.

Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.

Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë, investitorët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të rinj largohen nga vendi.

Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.

Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.

• Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.
• Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.
• Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët.

Mafia dhe lavatriçja e parave të pista prodhon vetëm shkatërrim, dhe mjerim për çdo familje që jeton me punë të ndershme.

Të dashur qytetarë!

Këto 8 vjet të Edi Ramës në pushtet na kanë mësuar një gjë: Se kjo është një qeveri që kujdeset vetëm për vete dhe paratë e saj.

Vëmendja dhe synimi i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri nuk është barazia apo konkurenca, por korrupsioni dhe monopoli.

Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë. Kjo është ajo që ata bëjnë.

o Ata dështojnë.
o Ata korruptojnë.
o Ata marrin paratë tuaja dhe i fusin në xhepat e tyre.

Ne do ta ndryshojmë këtë!

Në 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund.

Është koha për ndryshim!

* Ne do të sjellim ndryshimin!
* Ne do të shpëtojmë vendin nga mafia, nga Rama, nga kukulla e tij në Bashkinë e Tiranës dhe nga miqtë e tyre.
* Ne do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët e Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!