Reshjet e dendura të shiut do të jenë prezente dhe ditën e nesërme. Arnira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se qarqet më të rrezikuara nga reshjet janë Shkodra, Vlora, Kukësi dhe Gjirokastra ndërsa duke filluar nga e mërkura pritet ulje e temperaturave.
“Dhe nesër presim që reshjet do të vazhdojnë të jenë intensive më të qpëerndruara do të jenë në jug të territorit. Sipas llogaritjeve tona këto reshje sjellin rritje, prurje dhe niveleve të Drinit, Bunës, Vjosës dhe Liqenit të Shkodrës.
Në pjesët e sipërme shkaktohen dhe vërshime të shpejta, rrëshqitje dhe qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra. Në 26 në darkë dhe 27 ndërpriten reshjet, kemi ulje të temperaturave dhe normalizim të situatës.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

