Edin Dzeko ka prishur çdo raport me trajnerin Paulo Fonseca dhe largimi nga Roma është i paevitueshëm. Për bomberin e njohur boshnjak ka një garë të fortë mes Interit dhe Juventusit.
Zikaltrit janë gati t’i dhurojnë verdhekuqve Christian Eriksen për të siguruar kartonin e sulmuesit 34-vjeçar. Dzeko është një dëshirë e kahershme e Antonio Contes dhe drejtuesit po punojnë për t’ia sjellë në ekip.
Pas nuk mbetet as Juventusi, që e tentoi shtatlartin ballkanas edhe në merkaton e verës. E njëjta strategji edhe për bardhezinjtë, të cilët ofrojnë kartonin e Federico Bernardeschit për të mbërritur te Dzeko. /abcnews.al

