Itali, të shtunën ceremonitë mortore të viktimave

schedule22:27 - 15 Gusht, 2018

schedule 22:27 - 15 Gusht, 2018

Do të mbahen më 18 gusht ceremonitë mortore të viktimave të tragjedisë së urës Morandi. Sipas mediave italiane, ceremonitë do të organizohen nga shteti dhe do të nisin në orën 11:00 të së shtunës. Ato do të mbahen në kompleksin “Fiera di Xhenova” dhe të pranishëm do të jenë përfaqësues të qeverisë dhe ndoshta presidenti Serxho Matarela. Ceremonitë do të celebrohen nga arqipeshkvi i Xhenovës, kardinali Anxhelo Banjasko dhe do të zhvillohen nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Marko Buçi. /abcnews.al