Kompania Salillari masakron lumin Mat, banorët: Hedhin inertet e Astirit dhe marrin zhavor

schedule18:11 - 23 Janar, 2021

schedule 18:11 - 23 Janar, 2021

“Shteti ka vënë kufizime që deri në ora 10 prej koronavirusit. Për këta s’ka kufizime, s’ka pandemi përgjatë gjithë natës sjellin kamionë”, ka thënë një banor.

Lumi Mat po masakrohet nga kompania Salillari. Kamionët e Salillarit derdhin mbetje të ngurta në lumin Mat. Më pas ngarkohen me zhavor të cilin e sigurojnë duke gërryer lumin.

“Ka bërë një krim shumë të madh që lumi i Matit s’duhet të preket kurrë dhe ka marrë zhavorin dhe ka hedhur inerte nga Tirana. Mbeturinat e Astirit që kanë prish pallatet i sjellin të mbushin lumin Mat pasi i marrin zhavorin”, ka thënë ai.

Agustini është  banor i Skuraj të Kurbinit, një prej 100 fshatrave turistikë në vend. Ai  thotë se firma sjell me shumë kamionë në orët e mbrëmjes.

“Ja shihe po shkarkon tani, natën vijnë më shumë kamionë”.

Dy vitet e fundit siç tregon Agustini për shkak të mbushjes me inerte të shtratit të lumit Mat tokat e tij përmbyten sa herë ka prurje të mëdha nga shirat.

“Kërkoj nga firma Salillari të heqë dorë o të bëjë argjinturë jo të përmbytë tokën time. Këtu ka ardhur lartësia e ujit 1 metër. Nga 30 dylymë tokë, tani kam vetëm 3 dylymë”, është shprehur ndër të tjera banori.

Janë ankuar dhe në Bashkinë e Laçit.

“Jemi ankuar në Bashkinë e Laçit dhe Komunën e Milotit kemi pyetur dhe na thonë se ata nuk kanë leje”, ka thënë ai.

Banorët e Skurajt kërkojnë që institucionet qendrore të ndalojnë shkatërrimin e lumit Mat dhe zonës përreth nga kompania Salillari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!