Të paktën 200 ushtarë të Gardës Kombëtaretë cilët ishin pjesë e sigurisë për ceremoninë e Presidentit të ri amerikan Joe Biden kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Zyrtarët e lartë të mbrojtjes kanë konfimruar për mediat se numri i trupave të Gardës Kombëtare që dolën pozitivë mund të rritet, por ishte ende një pjesë e vogël e më shumë se 25,000 trupave të dislokuar në Washington.
Qeveria amerikane vendosi masa të pashembullta sigurie në qytet pas sulmit në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump më 6 janar, duke përfshirë gardhe të mbushura me tela dhe pika kontrolli të drejtuara nga Garda Kombëtare.
Ndërkohë në SHBA janë raportuar për të dytën ditë radhazi mbi 4,000 viktima nga COVID-19./abcnews.al