Ferhan Hasani është dëshira e madhe e Partizanit dhe në kampin e kuq po bëjnë gjithçka ta bindin fantazistin për të nënshkruar me të. Shkëndija e Tetovës e provoi, Tirana gjithashtu, një zë ia lëshoi edhe Drita.
Kërkesat e Bubës, kampion me Helsinkin sezonin e fundit në Finlandë, janë të larta dhe ofertat nuk i kanë munguar. Ditën e djeshme ai madje është ulur me drejtorin e Partizanit, Olsi Ramën.
Nuk dihet se çfarë është folur konkretisht në tavolinë, por takimi është i faktuar dhe “Panorama Sport” ka publikuar edhe një foto.
Abcnews.al kontaktoi me menaxherin e Hasanit, i cili mbrëmjen e djeshme u përgjigj shkurtimisht: “Për momentin nuk mund të them asgjë”.
Të gjithë presin të mësojnë përgjigjen e Ferhan Hasani, kampion te Shkëndija e Tetovës, si dhe pjesë e Brondby e Wolsburg në Danimarkë e Gjermani në të shkuarën. / abcnews.al