Gernot Langes-Swarovski, i njohur si “mbreti i kristaleve” ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Për 35 vite ai drejtoi kompaninë e famshme, duke shënuar edhe suksesin më të madh në të gjithë botën.
Nipi i themeluesit Daniel Swarovski, i lindur në Wattens, Tirol, në 1943, u bashkua me bordin e drejtorëve në moshën 24-vjeçare dhe nën udhëheqjen e tij, dyqani i parë në New York u hap në vitet 1980.
Gernot, i cili ka marrë nderime të ndryshme në Austri, ishte gjithashtu president i klubit të futbollit FC Swarovski Tirol dhe themelues i linjës ajrore Tyrolean Airways.l.k/abcnews.al