Gigi Hadid më në fund ka zbuluar emrin e vajzës së saj, katër muaj pasi lindjes. Modelja 25-vjeçare zbuloi se e ka quajtur vajzën katër muajshe ‘Khai’, pas një ndryshimi që kishte bërë në bion e saj në Instagram.
“Nëna e Khai”, lexon në krye të biografisë së saj. Megjithatë, emri ka një ngjashmëri me emrin e mesëm të motrës së Gigi, Bella Hadid, Khair. Modelja dhe partneri i saj, Zayn Malik janë treguar shumë hermetik përsa i përket vogëlushes së tyre.
Gjatë kësaj periudhe të ëmbël, ata kanë ndarë shpesh momente me të, por duke mos zbuluar portretin e saj. Pak kohë më parë, u spekulua se emri i saj mund të ishte Dorothea, thashetheme të cilat lindën pas një kënge që publikoi Taylor Swift. Sidoqoftë, burimet më vonë thanë TMZ se nuk ishte e vërtetë. /abcnews.al