BMW-ja luksoze e ish-ministrit Sandër Lleshaj ishte jo pak herë në qendër të debatit dhe akuzave, por a ka hequr dorë Bledi Çuçi, apo po vijon me të njëjtën eskortë? Ministri i Brendshëm tha mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC” se eskortën e ka minimizuar në maksimum.
“Unë e kam minimizuar në maksimum. Madje kam “luftë” me personelin e gardës pasi ata kanë detyrimin ligjor për ta bërë, por unë e kam minimizuar dhe dëshiroj ta minimizoj” tha ai.
Gjatë intervistës, Çuçi sqaroi edhe cështjen e “dëshirës” në ditën që u emërua. “Nuk tha kryeministri erdhi pa dëshirë, as unë. Nuk është cështje dëshire për detyrimi. Unë jam në politikë, pjesë e ekipit qeverisës prej 2013.
Në momente të caktuara kapiteni apo trajneri i vendos në pozicione të ndryshme ku mendon se mund të maksimalizojnë rezultatin e qeverisjes. Ka preferencat e veta, por e kemi kuptuar gabim këtë. Ishte një lapsus i ish-ministrit Lleshaj” tha ai. /db/Abcnews.al