Aktorja e njohur bën deklaratat tronditëse: Burri më ka dhunuar e kërcënuar gjatë gjithë karantinës

schedule20:11 - 21 Janar, 2021

schedule 20:11 - 21 Janar, 2021

Aktorja e njohur amerikane, Christina Ricci, ka tronditur me deklaratat e saj të fundit. Ajo u paraqit në gjykatë disa ditë më parë, ku tregoi imazhe tronditëse në duar dhe kyçe dhe doli prej aty me një urdhër mbrojtje.

Në dëshminë e saj në gjykatë, aktorja tha se bashkëshorti kishte filluar duke ofenduar dhe pështyrë, e më pas duke e goditur fizikisht.

Ajo tha se frikësohej për jetën, madje i shoqi i kishte thënë se do t’i vinte keq për të, vetëm po ta shihte të ndarë në copa.

Ricci tregoi se bashkëshorti kishte filluar të ushtronte dhunë ndaj saj që prej viti 2019, por situata u përkeqësua edhe më shumë gjatë karantinës.

40-vjeçarja u martua me Heerdegen në vitin 2013 dhe kanë së bashku një djalë 6-vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!