Policia italiane ka arrestuar autorin e plagosjes së një shqiptari në Itali, 10 ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur Oderzo në orën 03:00 të mëngjesit, kur 40-vjeçari shqiptar Durim Qefa u qëllua me armë kur po kthehej nga shtëpia. Ai i mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital. Durim Qefa punon si roje sigurie në një kazino.
Sot autoritetet italiane arrestuan autorin. Ai është një tjetër shqiptar me iniciale A.A. 39 vjeç. Nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një krim pasioni. Sipas të dhënave, 40-vjeçari i plagosur kishte pasur një aferë me gruan e autorit, shkruajnë mediat italiane. 39-vjeçari po tentonte të arratisej nga vendi përpara se të arrestohej nga policia italiane. /tvklan.al