FSHF e klubet, takim në prag të sezonit/ Shqetësim siguria në stadiume

schedule17:51 - 14 Gusht, 2018

schedule 17:51 - 14 Gusht, 2018

Sezoni i ri i Superligës pritet të fillojë me një shqetësim që nuk ka qenë më parë. Policia e Shtetit ka hequr dorë nga roli i saj brenda stadiumeve, dhe ky problem u diskutua në një takim me klubeve dhe Federatës.

Ligji i ri për sportin e bëri edhe më të rëndësishëm këtë takim.

Superliga është në prag dhe klubet e saj mësynë selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur ngërçin e ri të krijuar me sigurinë, ndërsa policia që tani e tutje do të qendrojë jashtë stadiumeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Ilir Shulku shprehu edhe një shqetësim tjetër

Gjithsesi, përfaqësuesit e klubeve u duken të qetë.

Tirana kërkoi që kushtet e sigurisë të respektohen nga të gjithë, dhe të mos ketë tolerime për klube që nuk marrin masat e duhura.

Partizani, ndërkaq, kërkoi bashkëpunim me policinë në rast se situata në tribuna përkeqësohet.

Përveç sigurisë në stadiume, nga klubet u ngrit edhe një problem tjetër, ai I dënimeve kolektive të dhëna për sjelljen e keqe të disa tifozëve, por Federata deklaroi se kjo nuk mund të shmanget.

Për më tepër, Shulku kërkoi bashkëpunim të klubeve.

Së fundi, pritet të merret në shqyrtim kërkesa e 8 klubeve për të pasur 5 lojtarë të huaj në fushë, në vend të 4 që lejohen tani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!