Maqedoni nis fushata për mbajtjen e referendumit për emrin

schedule12:12 - 14 Gusht, 2018

schedule 12:12 - 14 Gusht, 2018

Në Maqedoni kryetarët e partive pjesë e koalicionit qeverisës, kanë nisur fushatën për mbajtjen e referendumit për çështjen e emrit. Ndërkohë që opozita në vend paralajmëroi fushatë kundër tij.

Partnerët e koalicionit qeveritar në Maqedoni shfrytëzuan ditën e përvjetorit të marrëveshjes së Ohrit për të bërë fushatë për referendumin. Kryeministri Zaev si dhe kreu i BDI-së Ahmeti bënë thirrje që qytetarët të mbështesin referendumin, sepse sipas tyre, kjo hap rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, bashkëpunëtorja e lartë e Këshillit Euroatlantik Evelin Fakash, inkurajoi qytetarët e Maqedonisë që të përkrahin referendumin dhe përgëzoi Maqedoninë e Greqinë për marrëveshjen e arritur.

Kreu i partisë në opozitë VMRO-DPMNE deklaroi se ende nuk kanë vendosur nëse do të fillojnë zyrtarisht fushatën kundër mbajtjes së referendumit. Mickoski tha se janë në bisedime me kryesinë e partisë dhe se ditëve në vijim do të dalin me qëndrim mbi këtë çështje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!