Një çift në veri të Kentuckyt ka festuar 73-vjetorin e martesës duke marrë vaksinën e parë anti-covid.
93-vjeçari, Noel “Gene” Record dhe bashkëshortja e tij Virginia Record 91-vjeçe, kanë qenë në mesin e pacientëve të parë që janë vaksinuar në Cincinnati të martën nën Fazën 1B të Ohios.
Çifti udhëtoi nga veriu i Kentuckut për në pikën në Universitetin e Cincinnatit, ku në një parking u vaksinuan me vaksina anti-Covid. Ata do të kthehen për ta marrë dozën e dytë pas tre javësh.
“Ne duam t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur. Po shikojmë para që njerëzit të vaksinohen dhe t’i kthehemi normalitetit, e të kemi mundësi të vallëzojmë edhe njëherë e të argëtohemi”, ka deklaruar Gene Record. l.k/abcnews.al

